• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Breidablik barazon para Egnatias

04/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Breidablik i Islandës ka barazuar 2-2 në kampionat, në ndeshjen e fundit para përballjes me Egnatian në Champions League. Kundërshtari i rrogozhinasve nuk mundi të ruante epërsinë e dy golave dhe ka pësuar 20 të tillë në 14 ndeshje të kampionatit islandez.

Breidablik, kundërshtari i Egnatias në raundin e parë kualifikues në Champions League, barazoi 2-2 me Afturelding, për javën e 14-të të kampionatit islandez. Takimi u luajt më herët pikërisht për shkak të përballjes me kampionët e Shqipërisë, të martën e 8 korrikut. Kampionët në fuqi të Islandës kalun në epërsi në minutën e shtatë, me një gol të bukur të shënuar nga Omarsson.

Më pas, dyfishimi i rezultatit erdhi nga Orrason, në minutën e 37-të. Megjithatë, Breidablik nuk mundi të merrte tri pikët, pasi vendasit shkuartuan distancën pak para pushimit dhe barazuan menjëherë pas tij. Tani Breidablik ka dy pikë më pak se Vikingur Reijkjavik, me një ndeshje më tepër të luajtur.

Në 14 ndeshje të kampionatit, kundërshtari i Egnatias ka shënuar 26 gola, po aq sa Vikingur, por ka pësuar 20, shifër e lartë, kundrejt 14 të kryesuesve, me një ndeshje më pak. Në renditjen e shënuesve, norvegjezi Tobias Thomsen ka tetë gola, katër më pak se kryesuesi Pedersen i Valurit.

Në kampionatin e kaluar, Hoskuldur Gunnlaugsson ishte shënuesi më i mirë i Breidablikut, me vetpm tetë gola në 22 ndeshje.

Next Post

Mourinho: Chivu, një nga ‘fëmijët’ e mi, por…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.