Sunday, 4. October 2026
Sport

Brenda zhveshtores së “Dardanëve”, pak orë deri të përballja e madhe Kosovë-Austri

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës sonte do të ketë përballjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” do të përballen me Austrinë, në sfidën e radhës për vendin e parë në grup.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00, derisa atmosfera ka nisur të elektrizohet në kryeqytet.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri të nisja e ndeshjes, Fedcerata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje brenda zhveshtores së “Dardanëve”.

“Zhveshtorja e Dardanëve, gati për përballjen ndaj Austrisë!”, thuhet në postimin e FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës synon “hakmarrjen” ndaj austriakëve, të cilët i mposhtën “Dardanët” në ndeshjen e parë në Vjenë me rezultat 3:1.

Në rast të fitores, Kosova dhe Austria do të barazonin pikët për vendin e parë në grup.

Teilen: