Monday, 13. April 2026
Sport

Brighton i merr pikë Liverpoolit

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Brighton la barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin. 

Ndeshje me kthesa në rezultat në stadiumin “Amex” në Brighton, 1:0, 1:2 dhe 2:2.

Vendasit avancuan në minutën e 20-të me golin e Adingras por Liverpooli shpejt këndellet dhe kalon në epërsi falë golave të lojtarit Salah (40′ e 45+1′ – nga penalltia).

Dunk në minutën e 78-të shënon dhe e shmang humbjen e vendasve, 2:2.

Pas javës së tetë në Premier League, Liverpooli është në vend të tretë me 17 pikë dhe ka një më shumë se Brighton që gjendet tre pozita më poshtë.

Teilen: