• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Briken Calja i katërti në botëror, peshëngritësi ynë i suksesshëm në shkëputje, por jo në shtytje

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Briken Calja bëri një paraqitje poztive në botërorin e peshëngritjes që po mbahet në Manama të Bahreinit. Sportisti ynë i njohur garoi në peshën deri në 73 kilogramë.

Calja bëri një gare shumë të mirë në stilin e shkëputjes duke zënë vendin e katërt në botë pasi ngriti me sukses 153 kilogramë.

Mirëpo peshëngritesi nga Cërriku ishte i pafat në stilin e shtytjes ku nuk mundi të ngrejë lart asnjë nga tre tentativat për 183 kilograme.

Calja kthehej nga dëmtimi pas një periudhe jo të vogël dhe botërori në Bahrein nuk mund të konsiderohet një paraqitje e keqe.

Vetë ai, në rrjetet sociale reagoi pas garës duke thënë që megjithese pati prej atyre që e minimizuan si rezultat, vendi i katërt në botë është rezultat i një pune të palodhur dhe sakrifice të madhe.

Ndërkohë sot është radha për tu ngjitur në pedane në botëror e dy sportisteve të tjerë kuqezi  Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani./vizionplus.tv

Next Post

Motoçiklizmi i Kosovës anëtarësohet ndërkombëtarisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.