Tuesday, 10. March 2026
Sport

Bristol City insiston për Paqaradën

GS 21/07/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Championshipi i Anglisë, Bristol City nuk ka hequr dorë nga transferimi i Leart Paqaradës, ndonëse te Kolni kanë rezistuar deri më tani.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Paqarada gjatë kësaj vere ti bashkohet ekipit anglez, i cili drejtohet nga trajneri Gerhard Struber, i cili e njeh mirë futbollistin e Kosovës.

Kolni është rikthyer në Bundesligën e Gjermanisë për sezonin 2025/26 dhe Paqaradën e ka opsionin e vetëm për krahun e majtë të mbrojtjes.

30-vjeçari ka kontratë me Kolnin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 2 milionë euro.

Paqarada prej vitit 2023 luan te Kolni, ndërsa karrierë në Gjermani ka bërë edhe te St.Pauli e Sandhauseni, si dhe ka 30 paraqitje e 1 gol të shënuar me Kombëtaren e Kosovës.

Teilen: