Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 74-të për Fulhamin.
Broja për 16 minutat e fundit shijoi fitoren bindëse të Fulhamit, me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it.
Për vendasit shënuan De Cordova-Reid (8′), Rodrigo Muniz (36′ e 52′) dhe për mysafirët realizoi Senesi (50′).
Pas javës së 24-të në Premier League, Fulham është në pozitën e 12-të me 29 pikë e ka dy më shumë se Bournemouth që gjendet një pozitë më poshtë.