• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i  Dritës, Rron Broja, ka thënë se  e njohin shumë mirë skuadrën e Shkëndijes.

Ka vlerësuar se është skuadër shumë cilësore, por ka shtuar se edhe Drita e ka kualitetin që të arrijë e fitorja.

“E njohim mjaftë mirë Shkëndijën. Shumicën e lojtarëve i njohim. Është një skuadër shumë cilësore. Ka individë shumë të mirë. Besoj se do t’i respektojmë maksimalisht. Mirëpo, besojmë shumë se edhe ne e kemi kualitetin, cilësinë që të arrijmë te fitorja, t’i marrim tre pikë dhe të jetë një natë historike për ne”, ka thënë ai.

Ka thënë se në tribuna padyshim se do të jetë një natë e madhe sepse do të jetë edhe festa e 28 Nëntorit dhe sipas tij do të jenë dy tifozëri të zjarrta.

“Mirëpo, besoj se në fushë do të jetë ndryshe sepse dy skuadrat do të synojnë që të marrin tre pikët. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Siç thash edhe më herët, besojmë te kualiteti dhe cilësia jonë dhe synimi jonë do të jetë trepikëshi”, ka thënë ai.

Broja ka thënë se nuk e cilson si ndeshje vendimtare, sepse sipas tij, pas Shkëndijës do t’i kenë edhe dy ndeshje tjera.

“Do të jenë ndeshje të vështira mirëpo jo të pamundura. Me një rezultat pozitiv nesër në mbrëmje do të bënim një histori të madhe sepse do të jemi me një këmbë në plejof të Ligës së Konferencës. Shpresoj shumë që do të arrijmë të marrim tre pikë nesër mbrëma”, ka thënë ai.

Next Post

Lajm bombastik: Bernardo Silva pritet të transferohet te gjiganti italian me kosto zero

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.