Thursday, 9. April 2026
Sport

Broja: Çfarë ndjesie e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen!

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtare shqiptare, Armando Broja u rikthye këtë të dielë në fushë me Chelsean.

Broja e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga stoli, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n.

Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falenderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë.

Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim.”-shkruan Broja.

Teilen: