Saturday, 16. May 2026
Sport

Broja i hyn edhe biznesit – do të hap dyqane në Kosovë e Shqipëri

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Chelseat, Armando Broja, përveç futbollit, do të përfshihet së shpejti edhe në biznes.

Reprezentuesi shqiptar i është bashkuar kompanisë “Puma”, duke u larguar nga “Nike” në një marrëveshje fitimprurëse, njofton The Athletic, përcjell lajmi.net.

22-vjeçari i Chelseat me këtë rast ka siguruar të drejtat ekskluzive për të hapur dyqane te “Puma”-s.

Kësisoj, siç raportohet, Broja synon të hap dyqane të “Puma” në Shqipëri dhe Kosovë.

Armando Broja është pjesë e Chelsea nga grupmoshat e reja, ndërkaq tashmë është pjesë edhe e ekipit të parë.

Broja është një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë./Lajmi.net/

Teilen: