Monday, 20. April 2026
Sport

Broja i ofrohet Barcelonës

GS 20/04/2026 2 Min. Lesezeit

Drejtuesit e Barcelonës po vazhdojnë ta hulumtojnë tregun e transferimeve për një sulmues për sezonin e ardhshëm dhe tashmë kanë disa opsione me kosto të ulët për ta zëvendësuar polakun Robert Lewandowski.

Së fundmi, Barcelona ka marrë një propozim të ri dhe klubit spanjoll i është propozuar sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja si alternativë për të forcuar repartin ofensiv.

Menaxhmenti i Barcelonës do ta vlerësojë Brojën, duke pasur parasysh se i përshtaten operacionet me kosto të ulët për shkak të situatës financiare.

Në fakt, Broja shihet si profil i përshtatshëm pasi Barcelona mund ta huazojë apo mos të shpenzojë shumë për transferimin e tij por në fund është trajneri Hansi Flick, ai që vendos për gjithçka.

Broja është pjesë e Burnleyt në Angli dhe ka pasur një sezon të mbushur me lëndime, ku deri më tani ka realizuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë deri në vitin 2030 me Burnleyn, ekip që pagoi mbi 20 milionë euro verën e shkuar për ta transferuar nga Chelsea.

Krahas Brojës, opsion për sulmin e Barcelonës janë edhe dy sulmuesit e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët janë pjesë e Mallorcas, përkatësisht Hoffenheimit.

Teilen: