Armando Broja ka një mesazh për Milanin. Sulmuesi shqiptar i Chelsea, një nga emrat më të përfolur në këto javë të para të merkatos së verës, ka folur për kuqezinjtë gjatë një interviste në “Tv Klan”, ku ishte i ftuar special pas eliminimit nga “Euro 2024”.
Broja i është përgjigjur pyetjes hipotetike, shumë specifike, në lidhje me një telefonatë të mundshme nga Zlatan Ibrahimovic: “Para së gjithash do t’i thoja se jam fans i madh i tij, më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar. Milani është një klub fantastik, i dyti më i madh, pas Real Madridit, në histori. Do t’i thosha atij se duhet të flas me agjentin dhe familjen time, pastaj do të të përgjigjem”.
Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001, i cili kaloi muajt e fundit të sezonit të kaluar në huazim te Fulham, pranoi se kishte pasur tashmë disa kontakte me klube të tjera:
“Është e vërtetë, kam oferta nga këto tri kampionate (Serie A, Bundesliga dhe Premier League). Qëndrimi te Chelsea është një opsion, kam ende kontratë që skadon pas disa vitesh (më 2028)”.