• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja i shpëton “fshesës”, “bomberi” shqiptar mbetet përkohësisht te Chelsea

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pozicioni i tij është gjithmonë i çuditshëm.

Armando Broja gjithmonë duket me një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë “Bluve” të Chelsea, ndonëse prej vitesh mbetet pjesë e skuadrës dhe këtë herë sulmuesi i Kombëtares shqiptare u nis bashkë me ekipin në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i shpëtuar atij që mund të quhet “Operacioni Fshesa”.

Si kurrë më parë, trajneri Enzo Maresca, dhe drejtuesit e klubit, vendosën të përjashtonin nga skuadra plot 43 lojtarë, ku në këtë veprim të paprecendtë, nga “Blutë e Londrës” u flakën të tillë si Lukaku, Kepa, Chalobah, Sarr dhe të tjerë.

Mediat britanike njoftojnë se humbjet financiare në “Stamford Bridge” do të jenë 190 milionë paundë për shkak të asaj që quhet politika e gabuar e transferimeve, por edhe për shkak se nën drejtimin e pronarit amerikan Todd Boehly janë ndryshuar shumë trajnerë.

Broja, aktualisht, është duke u stërvitur me shokët në tokën amerikane, ndonëse vetë mediat në Londër theksojnë se 22-vjeçari nuk pritet të ketë të ardhme te “Blutë e Londrës”.

Klubi ka vendosur ta transferojë përfundimisht, kundrejt një shifre të caktuar financiare që mund të jetë mbi 20 milionë paundë, me shpresë që të arrihet në 25 apo 30 milionë paundë, teksa kujtojmë se Broja ka kontratë te Chelsea deri në vitin 2028, ndërsa është dhënë tri herë në huazim, te Vitesse në Holandë dhe te Southampton e Fulham në Premier League. /i.m /abcnews.al

Next Post

E kryer/ Pas largimit nga Espanyol, Keidi Bare firmos me një tjetër klub spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.