Te Burnley nuk kanë një datë të saktë për rikthimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Broja i ka munguar ekipit anglez në pesë ndeshjet e fundit, duke aluduar në një lëndim të lehtë.
Megjithatë, duket se Broja ka probleme fizike dhe te skuadra e Burnleyt nuk e kanë një datë të saktë se kur do të rikthehet në fushë.
Kjo enigmë duket se po shqetëson edhe selektorin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinhon, i cili nuk e di nëse mund të llogarit në Brojën për ndeshjen me Poloninë.
Dueli Poloni – Shqipëri, që i takon gjysmëfinales së “play-offit” për Kupën e Botës 2026, do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Broja në fillim të këtij sezoni u transferua te Burnley, por duket se vazhdimisht ka pasur telashe me lëndimet dhe gjendjen fizike.
Deri më tani, Broja ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje për Burnleyn në të gjitha garat.