Armando Broja vazhdon rehabilitimin nga gjuri i irrituar që prej grumbullimit me Kombëtaren, ndërsa edhe sot do të mungojë për Çelsin në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Ligës kundër Blekbërnit.
Trajneri Mauricio Poçetino premtoi se do të luajë me një skuadër të fortë në ndeshjen e sotme, pasi e cilëson Kupën si një trofe shumë të rëndësishëm për klubin këtë sezon.
“Tifozët duan të fitojnë dhe ndonjëherë janë të zhgënjyer kur ne nuk fitojmë”, tha tekniku argjentinas.
“Mesazhi është të besojmë dhe të kemi besim te vetja. Ka shumë detaje se çfarë ka ndodhur në këtë situatë të vështirë dhe ju duhet gjithmonë pak fat. Një nga situatat që ndodhi është dëmtimi i Kristofer Nkunkusë. Ai është një lojtar me të cilin kemi nënshkruar me një objektiv për të na ndihmuar të vendosemi në një pozicion tjetër.
Në disa ndeshje krijuam raste dhe nuk shënuam, nuk morëm atë që meritonim. Mendoj se meritojmë më shumë nëse flasim për paraqitjen tonë. Duhet të jemi më agresivë. Ne do të luajmë me ekipin tonë më të mirë”, tha trajneri, që konfirmoi lajmin e mirë të rikthimit titullar të kapitenit Ris Xhejms pas gati 3 muajsh.
PANORAMASPORT.AL