• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja ‘përgjigjet’ me gola/ Chelsea nxjerr pamjet e sulmuesit kuqezi në stërvitje

11/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja dikur shënonte gola të tillë për kombëtaren, veçse nuk do të jetë për ndeshjet e Europianit tani në nëntor, edhe pse nuk është dorëzuar.

Sulmuesi po vazhdon të stërvitet fort te Chelsea dhe vetë klubi londinez ka publikuar pamjet kur ai godet portën.

Kjo, pikërisht në ditën kur trajneri i kombëtares, Silvinjo, vendosi ta linte jashtë listës për sfidat ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe në eliminatore.

Ylli kuqezi ishte në formë gjatë stërvitjes duke shënuar gola, dhe ka mundësi që të jetë pjesë e Bluve të Londrës për ndeshjen e Premier Ligës ndaj Mançester Sitit, këtë të diel.

Kuptohet, tekniku brazilian u bazua tek fakti që Broja nuk ka luajtur tek Çelsi që kur u grumbullua për ndeshjet e kaluara kundër Çekisë dhe Bullgarisë.

Kjo do të thotë se sulmuesi 22-vjeçar ka më shumë se një muaj që nuk del në fushë.

Futbollisti po përjeton një kthim të vështirë nga dëmtimi I rëndë që pësoi dhjetorin e vitit të kaluar, duke luajtur shumë pak, e duke mos I kaluar ende problemet fizike.

Gjithsesi, ai ka shënuar një gol këtë sezon.

Next Post

Panik në Shqipëri, lojtari bie pa ndjenja në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.