• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja rikthehet në fushë të premten

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja është gati të rikthehet në fushë nga dëmtimi i gjatë dhe këtë do ta bëjë duke marrë minuta me ekipin U-21 të Çelsit në ditët e ardhshme. Kështu të paktën thuhet në një artikull të “The Daily Mail”, ku pretendohet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje të plotë me blutë në Kobham (qendra stërvitore e bluve).

Pas dëmtimit të ligamentit në muajin dhjetor në një miqësore kundër Aston Vilës, futbollisti do të luajë të paktën një nga ndeshjet për ekipin U-21. Në kalendar, skuadra e të rinjve u përball dje me Lutonin, teksa Broja nuk ishte, por për të zbritur në fushë është projektuar takimi i së premtes kundër Man.Sitit U-21 dhe ndaj Northampton U-21 të martën e ardhshme.

Ky është një lajm fantastik për t’u dëgjuar në një kohë kur kërcënimi për golin te Çelsi duket po aq i paefektshëm sa dy sezonet e fundit. Shpresat nuk po vendosen të gjitha te talenti i Brojës për të zgjidhur problemet e ekipit, por do të jetë një nxitje e madhe për skuadrën kur ai të mund të konkurrojë me Nikolas Xhekson për pozicionin e numrit 9 në sulm.

Mund të duhet pak kohë që Broja të arrijë shpejtësinë e plotë pas kaq kohësh në fushë. Megjithatë, ia vlen të theksohet se një tjetër pushim i ekipeve kombëtare është afër në tetor. Poçetino luajti një rol vendimtar në kthimin e Herri Kejnit në një sulmues të klasit botëror, kështu që ai mund të bëjë magjinë e tij dhe të bëjë diçka të ngjashme pasi të ketë një Broja plotësisht të aftë në skuadrën e tij..

Next Post

Djorkaeffr: Do të bëhet më i miri në kampionatin italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.