Thursday, 29. January 2026
Sport

Broja sërish titullar

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

Uolves do të presë Çelsin në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier Ligë.

Blutë e Londrës do të kërkojnë fitoren teksa trajneri Mauricio Poçetino ka vendosur ti besojë sërish Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi do ta nisë sfidën që nga minuta e parë.

Rikujtojmë që Broja ka shënuar golin e tij të parë për Çelsin kundër kësaj skuadre në tetor 2022.

Ai do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

Teilen: