Friday, 27. March 2026
Sport

Brojës i marrin numrin, Ipsuiç gati ta rekrutojë

GS 15/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ditën e djeshme Çelsi prezantoi Pedro Neton, i cili habiti të gjithë me numrin që kishte zgjedhur. Portugezi mori 19-ën e Armando Brojës duke shkaktuar mjaft polemika në rrjet për mënyrën se si u soll me shqiptarin.

Por kjo lëvizje duket se nuk ishte një rastësi nga ana e klubit, i cili i dha një sinjal të qartë Brojës duke i treguar se nuk është më i dëshiruar në “Satamford Bridge”.

Mediet britanike tregojnë se gjatë ditës së sotme skuadra e Ipsuiç Taunit po bën tentativa serioze për të afruar Brojën, i cili edhe një herë po tregon se nuk dëshiron që të largohet nga Premier League.

Teilen: