• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brondby luan “tenis”, “gjigantët” danezë “çmontojnë” Llapin

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Llapi u mposht 6-0 në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League përballë danezëve të Brondby në transfertë, me skuadrë “Dardane”, që e pati tepër të vështirë kundër 11 herë kampionëve të Danimarkës.

Këta të fundit zgjidhën gjithçka në fraksionin e parë të takimit, duke realizuar plot katër gola. Japonezi Yuito Suzuki zhbllokoi shifrat pas çerek ore lojë, ndërkohë që vendasit festuan edhe dy herë të tjera në 8 minutat e ardhshme, falë realizimeve nga Ohi Omoijuanfo dhe Filip Bundgaard.

Pesë minuta përpara fundit të së parës, pati festë edhe për Noah Narteyn. Më tej, “Vikingët” shënuan edhe dy herë të tjera në minutat e fundit të takimit, me anë të Mathias Kvistgaarden dhe Oscar Schëartau, duke vulosur fitoren tenistike.

Falë këtij rezultati mund të thuhet se u shuan përfundimisht ëndrrat e ekipit nga Podujeva për kualifikim, në raundin e radhës të Conference League, teksa kujtojmë se sfida e kthimit do të luhet në datën 1 gusht në Kosovë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Partizani kthehet me humbje nga Gjeorgji, vështirësohet kualifikimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.