Marcelo Brozovic në udhëkryq. Al-Nassr i ka propozuar mesfushorit kroat një ofertë për rinovimin e kontratës, por palët nuk kanë gjetur ende asnjë marrëveshje.
Ish-lojtari i Interit duket se është i interesuar për t’u kthyer në Europë dhe po vlerëson shumë seriozisht mundësinë për të luajtur sërish në një klub të madh. Do të ishte një opsion tërheqës për emrat e mëdhenj europianë, por ka një pengesë ekonomike. Paga aktuale e mesfushorit është shumë e lartë për klubet europiane.

Nëse vërtet dëshiron të kthehet nëfutbollin që vlen, Brozovic duhet të pranojë një ofertë më të ulët financiare. Nuk bëhet fjalë për një rikthim tek Interi. Në Serie A, mundësia më e madhe për kroatin është që të bashkohet me Juventusin e Luciano Spalletti.


