Marcelo Brozovic vazhdon të dërgojë mesazhe përmes ‘Instagramit’, por pavarësisht raportimeve për një takim me drejtorët e Al-Nassr, ai po mban Interin dhe Barcelonën në pritje.
‘Nerazzurrët’ kanë rënë dakord për një tarifë transferimi prej 23 milionë euro dhe duhet të shesin para se të investojnë në një zëvendësues të përshtatshëm.
Megjithatë, Brozovic nuk është aspak i bindur nga ideja për t’u transferuar në Ligën Pro Saudite në moshën 30-vjeçare, duke ndjerë se ka ende më shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.
Me Barcelonën që ofron një pagë shumë më të ulët se 20 milionë euro në sezon që ofrohet në Al-Nassr, ai ende po pret një lëvizje në ‘Camp Nou’.
‘Relevo’ raportoi sot se kishte një takim mes drejtorëve të Al-Nassr dhe Brozovic, por ‘Sky Sport Italia’ siguroi se mund të ishte kërkuar, por nuk u zhvillua.
Ndërkohë, kroati vazhdon të dërgojë mesazhe të fshehta përmes Stories së tij në Instagram, duke përfshirë një meme të Al Pacinos./Lajmi.net/