“Nuk e kam fshehur kurrë faktin që kisha një simpati për Juventusin, edhe sepse isha një tifoz i madh i Alessandro Del Piero-s, por nuk do ta kem këtë pëlqim nesër”. Pikërisht kështu është shprehur në prag të ndeshjes së nesërme në Champions League kundër bardhezinjve, trajneri i Brugge, Nicky Hayen.
“Me Thiago Motta ka pasur ndryshime në strukturën e lojës së ekipit – vazhdoi ai gjatë konferencës për shtyp – ata presojnë shumë dhe përpiqen të mbeten gjithmonë kompakt, si dhe të kenë lojtarë me cilësi të madhe, por ne vijmë nga 18 rezultate të dobishme radhazi dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Nuk bëjmë llogaritje, por fokusohemi edhe te audienca jonë”.