Bruno Fernandes do të mungojë në ndeshjen e Manchester United kundër Liverpoolit javën e ardhshme pasi u ankua ndaj arbitrit gjatë humbjes nga Bournemouthi.
Mesfushorit iu dha një karton të verdhë në fund të lojës në “Old Trafford” të shtunën për shkak të ankesës ndaj arbitrit.
Ky ishte i pesti i tij në ligë për këtë sezon dhe do të thotë se ai do të duhet të vuajë një pezullim me një ndeshje, duke munguar në udhëtimin në “Anfield” më 17 dhjetor.
Manchester United u mposht në “Old Trafford”, nga Bournemouth.
“Djajtë e Kuq” kanë humbur me rezultat 3:0.
Kjo ishte humbja e dytë në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier për ekipin e Ten Hag dhe tani mbajnë pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.
Javën e ardhshme Unitedi do të ketë punë të vështirë, teksa do të udhëtojë për në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin. /Lajmi.net/