Gjiganti anglez Manchester United po synon që të gjej një mesfushor për sezonin e ardhshëm,kjo pasi ylli brazilian Casemiro pritet të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.
Sipas mediumit anglez Chaught Offside mesfushori i Neëcastle United Bruno Guimaraes po shihet si njeriu ideal për të forcuar mesfushën e “Djajve të Kuq”,dhe Man United e konsideron si një lojtar i aftë ta mbajë skuadrën të balancuar për shumë vite.
Përndryshe Neëcastle United do të tentoj që ta mbajë brazilianin edhe për sezonet e ardhshme,pa marrë parasysh interesimeve që mund të vijnë nga top skuadrat evropiane për Guimaraes.
Ndërkohë mbetet të shihet se nëse Guimaraes do të largohet nga St James Park,apo Man United do të synoj një mesfushor tjetër nëse braziliani refuzon ofertën e “Djajve të Kuq”.
Kujtojmë që Bruno Guimaraes në 35 ndeshje ka realizuar 9 gola e bëri 7 asistime në të gjitha garat këtë sezon për Neëcastle United.