Arsenali ka transferuar zyrtarisht mesfushorin Bruno Guimaraes nga Newcastle Unitedi për 75 milionë funte.
28-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionin e Anglisë.
“Jam i ngazëllyer. Jam i lumtur për mundësinë. Që kur fola për herë të parë me Andrea Bertan dhe Mikel Artetan, isha i emocionuar. Ndjeva brenda se kam nevojë për sfidë të re dhe mendoj se të jem lojtar i Arsenalit është diçka emocionuese për jetën time. Jam shumë i lumtur që po iu bashkohem. Do të jap më të mirën, premtoj. Jam luftëtari juaj. S’do të dorëzohem kurrë. Shpresoj të krijojmë shumë, shumë kujtime të mira”, ka thënë ai për faqen e Arsenalit.
39-shi i ri i Arsenalit ishte pjesë e Newcastlet nga viti 2022 kur iu bashkua nga Lyoni. Për bardhezinjtë ka luajtur 195 herë, ka realizuar 31 gola dhe ka fituar një Kupë Carabao.