• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bryan Mbeumo shpallet lojtari i muajit tetor te Manchester United

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bryan Mbeumo po vazhdon të shkëlqejë në aventurën e tij te Manchester United. Sulmuesi kamerunas është votuar si lojtari i muajit tetor te “Djajtë e Kuq”, sipas konfirmimit nga faqja zyrtare e klubit.

26-vjeçari, i transferuar këtë verë nga Brentford-i, e ka fituar këtë vlerësim për herë të dytë në tre muaj, duke treguar ndikimin e menjëhershëm në ekip dhe rëndësinë e tij në skemën e trajnerit.

Mbeumo mori plot 67% të votave të tifozëve, një përqindje mbizotëruese që pasqyron formën e tij fantastike dhe lidhjen me publikun. Pas tij u rendit portieri Senne Lammens me 21%, ndërsa votat e mbetura u shpërndanë mes kandidatëve të tjerë.

Në tri ndeshjet e muajit tetor, ‘ylli’ kamerunas realizoi tre gola dhe dha një asist, duke qenë vendimtar në rezultatet pozitive të United dhe duke konfirmuar veten si një nga futbollistët më në formë të Premier League javët e fundit.

Një fillim i jashtëzakonshëm i sezonit për Mbeumo, i cili duket se po bëhet shpejt një pikë referimi në sulmin e Manchester United dhe një idhull për tifozët në “Old Trafford”.

Next Post

Mërgim Vojvoda përfshihet në formacionin e javës në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.