Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të ekipit kombëtar italian, foli për mediat përpara pushimit ndërkombëtar, gjatë të cilit Italia e Gattusos do të përballet me Estoninë dhe Izraelin.
Ish-portieri i Juventusit foli edhe për skandalin e Calciopolit që tronditi futbollin italian në vitin 2006, kur ai mbante veshur fanellën bardh e zi: “Me Juventusin, fitova 13 tituj kampionë, jo 11. Duhet të marrim në konsideratë edhe ato të fituara në fushë dhe të revokuara pas vendimeve gjyqësore. Për mua, këto tituj kanë të njëjtën vlerë.”
Në vitin 2006, pak pasi shpërtheu skandali Calciopoli, Buffon ishte një figurë kyçe në fitimin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar italian dhe ai po vazhdon udhëtimin e tij futbollistik me ekipin kombëtar si Kryetar i Delegacionit:
“Italia ka 90% shanse për të luajtur Play Off-in për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ndeshjet e fundit të grupeve do të duhet të na përgatitin për të arritur atë fazë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të bindur se me këtë unitet, çdo gjë është e mundur. Një angazhim i fortë ndaj ekipit kombëtar është thelbësor.”