“Ka data që koha nuk mund t’i fshijë, 29 maji është njëra prej tyre”, fillon postimi i Gianluigi Buffon në rrjetet sociale me rastin e 41-vjetorit të tragjedisë së Heysel.
“Sot, mendimet tona shkojnë për 39 viktimat e Heysel, familjet e tyre dhe të gjithë ata që ende mbajnë peshën e asaj tragjedie”, shkroi ish-portieri dhe kapiteni i Juventusit në llogarinë e tij në Instagram.
“Të kujtosh do të thotë të ruash një kujtim që i përket jo vetëm Juventusit, por të gjithë futbollit. Për të mos harruar”.
Teilen: