Gianluigi Buffon, kreu i delegeacionit të kombëtares italiane dhe legjendë e Juventusit, ka folur së fundi për “Il Messaggero”. Mes të tjerash ai ka prekur edhe rastin e shumëpërfolur të kartonit të kuq të Kalulu pas simulimit të Bastonit në sfidën Inter-Juventus.
“Si mund të mos ndërhysh për një gabim aq të rëndë, si ai në rastin e Kalulu? Kush mund ta konceptuar një rregull të tillë? Është një procedurë që të bën të çmendesh. Nëse eviton një gabim të madh, i bën mirë lojës së futbollit. Nuk është e kundërta. Sigurisht, nuk është normal ai që e ka krijuar këtë rregull”, – ka thënë Buffon.
Ish-portieri i njohur i Juventusit dhe Italisë ka pohuar se ka biseduar me Bastonin në lidhje me atë episod.