Ish-mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini në një intervistë për “Tuttosport” foli për dorëheqjen e Roberto Mançinit si trajner i kombëtares.
“U habita, nuk e prisja, do të ketë arsye dhe koha do të tregojë se cilët do të jenë ata që kanë pasur më shumë ndikim. Unë mendoj se Mançini është një person mjaft inteligjent sa të ketë peshuar gjithçka me kujdes. Unë jam në anën tjetër të botës kështu që di më pak sesa ata që jetojnë në Itali. Nuk do të habitesha nëse ai do të shkonte në Arabi, ata po bëjnë gjithçka në atë futboll. Unë në Arabi? Jo, jam shumë i vjetër”.
Ai u ndal dhe tek pozicioni i ri i Bufon, si kreu i ri i delegacionit të Kombëtares: “Jam i lumtur për Xhixhin, do të jetë në gjendje të japë një ndihmë të madhe. Ai e do pafund Kombëtaren dhe do të jetë një vlerë e shtuar”.
PANORAMASPORT.AL