Antonio Konte pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Serisë A, Napoli. Për këtë ka reaguar shkurt edhe Xhanluixhi Bufon. Në një prononcim të shkurtër për “Radio Deejay” ai është ndalur edhe tek Tiago Mota dhe Spaleti.
“Konte te Napoli? Si djathi mbi makarona. Konte do të ishte gjëja më e mirë për Napolin tani”.
Tiago Mota tek Juventusi- “Më duhet të them të vërtetën, për mendimin tim, po të kishim qenë në vitet ’90, ai do të kishte qenë një trajner i mirë për 2-3 vjet tashmë. Ka pasur një karrierë të shkëlqyer si lojtar.
“Spaleti është një vlerë e shtuar për kombëtaren. Ne jemi një kombëtare e nënvlerësuar, e cila vjen me dritat e fikur dhe nuk e shoh si një aspekt negativ, përkundrazi. Sinqerisht, për vlerat që kam perceptuar këtu, morale, përkatësia, thellësia dhe për këtë arsye, për mendimin tim ne jemi një kombëtare e fortë që gjen vlerë të shtuar te Spaleti dhe stafi i tij. Kjo është fotografia e kombëtares së Spaletit, është pak si unë, një kafshë e egër që duhet të jetë ndonjëherë e pakontrolluar”, përfundoi Bufon.
PANORAMASPORT.AL