Bujar Nezirit i besohet mandati edhe për katër vitet e ardhshme në klubin e futbollit Kosova e Dusseldorfit.
Në kuvendin zgjedhor që u mbajt sot Neziri mori besimin e kuvendarëve.
Neziri e ka dëshmuar vite më radhë, sidomos në katër vitet e fundit duke e ngritur ekipin dy rangje më lartë, tani garojnë në Landesliga.
Për një fije të flokut nuk arritën të futen në Oberliga.
Rizgjedhja e Bujar Nezirit në krye të klubit jep motiv shtesë për punë dhe suksese të reja.