Saturday, 7. March 2026
Sport

Bujar Pllana pritet ta vazhdojë karrierën te Slaven Belupo në Kroaci

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Bujar Pllana pritet ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kroat te Slaven Belupo.

  

Pllana të hënën ka ndarë rrugët me FC Prishtinën me lajmin që u zyrtarizua edhe nga klubi kryeqytetas.

Siç raporton mediumi kroat “podravski.hr”, Pllana do t’i bashkohet së shpejti Slaven Belupos, transmeton lajmi.net.

Se 21-vjeçari do ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës e konfirmoi edhe Prishtinën në njoftimin e lëshuar.

“Ai largohet nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës me ekipin tonë”.

Pllana iu bashkua klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar në janar të vitit 2022.

21-vjeçari në edicionin e fundit i realizoi pesë gola në fanellën “bardhekaltër”, katër në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës./Lajmi.net/

  


Teilen: