• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bullari-Cordeiro, Laçi shtang Skënderbeun

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Laçi ka marrë një fitore me shumë vlera në Korçë, 2-0 përballë Skënderbeut, duke u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në kuadër të javës së 24-ët të “Abissnet Superiore” në një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, kurbinasit arritën të sigurojnë ngjitjen në vendin e 6-të në klasifikim.

Në fundin e pjesës së parë, më saktë në minutën e 41-të, kurbinasit zhbllokuan sfidën me një gol të shënuar nga Bullari, ndërkohë që dyfishimi i rezultatit mbërriti në minutën e 86-të me autor William Cordeiro.

Korçarët, që në asnjë moment nuk arritën të dalin në lojën e tyre, në minutën e 59-të u detyruan të luajnë me një lojtar më pak. Më ndërhyrjen e VAR, Rashica u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore kurbinasit ngjiten në kuotën e 27 pikëve, vendi i 6-të, ndërsa Skënderbeu mbetet i mbërthyer në kuotën e 20 pikëve në vendin e fundit.

Next Post

Trajneri Flik: Duhej kjo fitore për Barcelonën, tani presion Realit dhe Atletikos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.