Bayern-i i Mynihut luan sot në Berlin përballë Union-it takimin e vlefshëm për javën e dhjetë të sezonit. Kjo ndeshje pritet me shumë kureshtje nga staticienët pasi në rast të një tjetër fitoreje skuadra e belgut do të barazonte sipërmarrjen e ekipit të drejtuar nga Josep Guardiola të sezonit 2015-2016 kur nisi sezonin me 10 fitore në dhjetë takimet e para.
I pyetur për këtë arritje vetë Kompany tha dje se nuk ishte i interesuar në rekorde. “Të them të drejtën nuk më interesojnë shumë rekordet. Ne jemi një ekip ku pas secilës fitore zerojmë gjithçka. Të nesërmen nis një ditë e re ku ne mendojmë për takimin e radhës. Rekordi i Guardiola-s? Të them të drejtën nuk e mendoj shumë pasi preferoj më shumë që të fitoj një finale”, tha Kompany.


