Java e 13-të e Bundesligës gjermane ka nisur me tre ndeshjet e orës 15:30, pasi sfida mes Bajernit të Mynihur dhe Union Berlinit u shty për shkak të reshjeve të dendura të borës. Bie në sy rikthimi te fitorja i Lajpcigut, që triumfoi në shtëpi ndaj Hedidenheimit në shifrat 2-1.
Me këtë trepikësh Lajpcigu ngjitet provizorisht në vendin e katërt, me 26 pikë, duke parakaluar Borusiane Dortmundit që ka një ndeshje më pak dhe që ka grumbulluar 24 pikë në 12 javë. Bokumi ka bërë detyrën në shtëpi duke fituar në shifrat 3-1 ndaj Vofsburgut. Borusia Mynshengladbah ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Hofenheimit. Në orën 18:30 luhet ndeshja e fundit e së shtunës në Bundesligë mes Shtutgartit dhe Verder Bremenit.
PANORAMASPORT.AL