Wednesday, 27. May 2026
Sport

BUNDESLIGA/ Leverkuseni dorëzohet në luftën për titullin, diferenca me Bajernin e kreut shkon -8 pikë

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Bajer Leverkusen është ndalur përsëri dhe këtë radhë duket se ka humbur përfundimisht shpresat për të luftuar për titullin kampion me Bajern Mynihun, i cili do të jetë kundërshtari i radhës.

sdfsdfsdfdsffsd

Bavarezët fituan të premten në darkë ndeshjen e tyre ndaj Verder Bremenit, ndërsa kampionët në fuqi nuk ia dolën të bënin të njëjtën gjë ndaj Volfsburgut sot, të ndalur në një barazim pa gola. Kësisoj, diferenca mes dy skuadrave shkon në 8 pikë, me Bajernin që ka krijuar një distancë të rehatshme sigurie sido që të përfundojë ndeshja e javës së ardhshme.

Ndërkaq, bie në sy disfata e radhës e Borusia Dortmund që u mposht 2-1 në shtëpi nga Shtutgarti dhe sheh objektivin e kualifikimit për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm të largohet gjithnjë e më shumë.

REZULTATET

Borusia Dortmund-Shtutgart 1-2
81’ Brandt / 50’ (ag) Anton, 62’ Shabo

Frajburg-Hajdenhajm 1-0
30’ Grifo

Hofenhajm-Union Berlin 0-4
24’, 87’ Holerbah, 61’ Ljubiçiç, 73’ Iliç

Mainc-Augsburg 0-0

Volfsburg-Bajer Leverkusen 0-0

sdfdsffdfdsfdsdfssdfsddsf

PANORAMASPORT.AL

Teilen: