Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar dramë deri në sekondat e fundit të saj, teksa ka dekretuar verdikte të rëndësishme për të dy anët e tabelës.
Me luftën për titull të mbyllur e me Bajernin që fitoi qetësisht 4-0 ndaj Hofenhajm, vëmendja ishte te ajo për vendin e katërt në klasifikim që çon në Champions. Dortmundi ka bërë detyrën e vet duke mundur me shifrat 3-0 Holshtajn Kiel për të kapërcyer vetëm në fotofinish Frajburgun. Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintraht Frankfurti i cili blindoi vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Edhe Lajpcigu u mund 2-3 në shtëpi nga Shtutgarti e kësisoj, mbeti jashtë zonës së Europës në kampionat, pasi Mainci mori pikën që i duhej në barazimin 2-2 ndaj Leverkusen.
Sa i përket mbijetesës, Haidenhajm mbeti në vendin e 16 që çon në play-out, ndërsa Holshtajn Kiel e Bohum ranë një kategori më poshtë.
REZULTATET
Augsburg-Union Berlin 1-2
Borusia Mynshengladbah-Volfsburg 0-1
Borusia Dortmund-Holshtajn Kiel 3-0 (VIDEO)
Frajburg-Eintraht Frankfurt 1-3
Hajdenhajm-Verder Bremen 1-4
Hofenhajm-Bajern Mynih 0-4 (VIDEO)
Mainc-Bajer Leverkusen 2-2
Lajpcig-Shtutgart 2-3
St.Pauli-Bohum 0-2
PANORAMASPORT.AL