Vjen ndalesa e parë e Bayernit të Mynihut këtë sezon. Pas 16 fitoreve radhazi (në të gjitha kompeticionet) bavarezët ndalen në një barazim 2-2 në Berlin nga Unioni, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Bundesligës.
Bayerni barazon 2-2 në transfertë përballë Union Berlinit, hapi i parë fals në sezon, pas 9 fitoreve radhazi në kampionat. Doekhi shënoi dy herë (27′ dhe 83′) për klubin nga kryeqyteti, me Kane që shpëtoi bavarezët në minutën e 93-të.
Borussia Dortmund u ndëshkua në minutën e 97-të dhe u detyrua të kënaqej me një barazim 1-1 në Hamburg, ndërsa Leipzig humbi 3-1 në Hoffenheim. Leverkuseni e teproi, duke mposhtur Heidenheim 6-0.


