• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bunjamin Shabani: Të bëjmë maksimumin para tifozëve të Strugës dhe të festojmë titullin e kampionit

16/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Strugës është në festë futbolli!

Në ditën e shtunë përkatësisht më 18 maj, skuadra e futbollit Struga Trim Lum, do të festojë titullin e ri të Maqedonisë së Veriut dhe atë para tifozëve të vet, të dytin rresht në histori të kolektivit, gati ka mbushur një dekadë që nga themelimi. 

Organizimi dhe puna e madhe që u bë në këtë kolektiv me pronar Mendi Qyra, u shpagua me titullin e kampionit dhe me siguruan biletës për në kualifikueset e Champions League.

Image

Gjithçka po shkon sipas planit sa i përket përgatitjeve për sfidën e fundit derbi me Shkupin por mbi të gjitha kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli për Strugën.

Fitorja në Tetovë me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijes, rivalit direkt për titull, hoqi dilemën e kampionit. 

Image

Struga Trim Lum

Struga praktikisht kampion i ri e ka 64 pikë, tre më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë dhe pesë se Shkupi që renditet në të tretin pas javës së 32-të. 

Kapiteni Bunjamin Shabani apo arkitekti i mesfushës, tha se me meritë fituan titullin. 

Bunjamin, Struga Trim Lum kampione, një titull që u sigurua ndaj rivalit direkt në Tetovë pra Shkëndijes, sa ishte e vështirë dhe a keni besuar, kur kihet parasysh në Struga u paraqit në udhëtim në një atmosferë brilante, mbi 10.000 mijë shikues të pranishëm në stadium?

“Normalisht një kampionat shumë i vështirë me rivalë si Shkupi dhe shkëndija, ku gjatë tërë kampionatit ishim afër me pikë, vendosi ndeshja direkte me Shkendijën.

Një atmosferë shumë e mirë ku mendoj që me meritë fituam ndeshjen dhe titullin kampion”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shabani flet edhe për sfidën e të shtunës (17.00) para shikuesve të vet kundër Shkupit, ku shpreh optimizmin dhe premton maksimumin me ekip: “Normalisht që jemi të koncentruar edhe pse titullin e kemi siguruar.

Kemi edhe një ndeshje që të bëjmë maksimumin para tifozëve të Strugës dhe të festojmë titullin kampion”.

Kur të gjithë menduan se Strugës i minimizohen gjasat për titull, shpërtheu në kohën vendimtare, a e keni pritur dhe çka e veçojë ekipin nga të tjerët?

“Ne gjatë gjithë vitit kishim besim te ekipi edhe pse bëmë disa gabime në ndeshjet e fundit por mendoj që në ndeshjen vendimtare treguam se e meritojmë titullin kampion ndoshta përvoja e lojtarëve dhe në derbi momente veçanta si dhe ekipi që bën me pak gabime”, ka përfunduar Shabani.

Next Post

Gjyqtarit Nuza i besohet derbi Llapi – Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.