• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Buongiorno zgjedh Napolin, zbulohen detajet e marrëveshjes

04/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli i Antonio Contes nis të marrë formë, teksa futbollisti i parë që do t’u shtohet të kaltërve në këtë merkato vere do të jetë mbrojtësi Alessandro Buongiorno.

Italiani që shkëlqeu me Torinon dhe që ndiqej nga shumë klube, përfshi edhe Juventusin, zgjodhi të transferohej te Napoli, aty ku do të ketë mundësinë të luajë në një prapavijë me tre futbollistë, siç edhe është mësuar te skuadra granata.

Marrëveshja e Buongiornos me Napolin është arritur për një kontratë 5-vjeçare, teksa De Laurentiis do të firmosë një pagesë prej 35 milionë eurosh për kartonin e tij, shifër që mund të shkojë deri në 40 milionë euro bashkë me bonuset.

Vetë Buongiorno, në një bisedë mes miqsh ka pranuar se oferta e Juventusit ishte më joshëse për Torinon, por për të respektuar tifozerinë zgjodhi të mos transferohet te bardhezinjtë.

Në ditët e ardhshme pritet që mbrojtësi të kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet, teksa pas tij radhën për të firmosur me napolin do ta ketë Leonardo Spinazzola, futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Romën.

Next Post

“Ronaldo edhe pse është i vjetër, mbetet një lojtarë i rrezikshëm”, Didier Deshamps: Portugalia ka pasur një rrugëtim me probleme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.