Armando Broja luajti për 76 minuta në ndeshjen e javës së 21-të të Premier League, ndërsa skuadra e tij Burnley barazoi 2-2 përballë Manchester United. Sulmuesi kuqezi ishte mjaft aktiv në fushën e lojës, në dyluftime apo dhe me depërtimet nga krahët.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Burnley pas autogolit të shkaktuar nga Heaven 13’, ndërkohë që United përmbysi rezultatin me dopietën e Sesko(50’ dhe 60’). Anthony shënoi në minutën e 66-të për barazimin përfundimtarë 2-2.
Në ndeshjet e tjera, Manchester City barazoi 1-1 në shtëpi kundër Brighton. Haaland hapi serinë e golave me një penallti në minutën e 41-të, me Mitoma që barazoi në minutën e 60-të. Aston Villa dështoi ta shfrytëzonte këtë, duke mbetur e barabartë me Citizens në vendin e dytë pas një barazimi 0-0 me Crystal Palace. Chelsea humbi 2-1 në Craven Cottage kundër Fulham, të cilët tani barazohen në renditje.


