Wednesday, 13. May 2026
Sport

Burraj mbyll ëndrrën “Paris 2024”, renditet i parafundit në raundin e dytë të garës së 100m

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Burraj mbylli garën e dytë të 100 metrave në Paris 2024 me kohën 10.66! 25-vjeçari eliminohet dhe nuk ia del që të kualifikohet për në gjysmëfinale duke u renditur i parafundit në Baterinë 4.

25-vjeçari la pas vetëm polakun Wdowik (11.53) ndërsa për më tej në këtë bateri u kualifikuan xhamajkani Seville (9.99), japonezi Sani Brown (10.02) dhe tajlandezi Boonson (10.13).

Paraqitja e shqiptarit në Paris 2024 nuk është për tu hedhur tutje pasi mëngjesin e sotëm, në garën e parë eliminatore arriti që të vendoste rekord të ri personal në distancën e 100 metrave.

Teilen: