Wednesday, 13. May 2026
Sport

Burraj nis nga Bateria 3, RTSH 1 transmeton emocionet e eliminatoreve të 100m

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sot rreth orës 10:50 Shqipëria do të ketë sytë nga Parisi dhe RTSH 1. Në Baterinë 3 (gjithsej janë 6) nis aventurën në këtë edicion të 33-të të Olimpiadës edhe Franko Burraj.

Sprintieri shqiptar do të ketë mundësi të garojë për tu kualifikuar për në raundin e parë me atletë si Noa Jerrel Gary (Mauritani), Felix Chun Hei Diu (Hong Kong), Favoris Muzrapov (Taxhikistan), Melique Garcia (Honduras), Rija Vatomanga Gardiner (Madagaskar), Samer Al-Yafaee (Jemen) dhe Manuel Ataide (Rep. Demokratrike e Timorit Lindor).

Kujtojmë se kriterit i kualfikimit është si më poshtë. Për më tej kalojnë automatikisht dy vendet e para të secilës bateri ndërdsa 12 atletëve u bashkëngjiten edhe 4 të tjerë, të cilët do të japin kohët më të shpejta.

Teilen: