Rocco Vata është një ndër lojtarët më premtues në futbollin evropian.
Rocco hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Celtic në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti.
Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata.
Rocco momentalisht e përfaqëson Irlandën U-21. Ditë më parë, Rudi Vatan në një intervistë për lajmi.net tha se nëse djali i tij ftohet nga Shqipëria, përgjigja do të jetë perfekte.
“Nuk është momenti për të folur për Roko Vatën, ai duhet të arrijë edhe shumë kilometra të tjera për të shkuar në një nivel me lojtarët e Shqipërisë tani. Megjithatë mund t’ju them se Roko e ndjek shumë Shqipërinë, madje i di lajmet e lojtarëve të Shqipërisë më mirë edhe se mua. E ardhmja nuk i dihet, kurrë mos thuaj kurrë, do të ketë lajme të bukura. Askush nuk ndalon askënd që të telefonojë Rokon dhe t’i tregojë se e do në Kombëtare”, tha Rudi Vata.
Intervistën e plotë të Rudi Vatës mund ta shikoni më poshtë
Për çështjen në fjalë, lajmi.net e ka pyetur edhe përzgjedhësin e Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi.
“Rocco Vata shpresojmë shumë se do ta përfaqësoj Shqipërinë në të ardhmen. Ne shpresojmë shumë sepse është një nga lojtaret më të mirë të datëlindjes 2005 ne Evropë”, ka thënë Alban Bushi. /Lajmi.net/
Intervistën e plotë të Alban Bushit mund ta shikoni më poshtë