Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi sot ka publikuar listën për dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Sllovenisë.
Bushi po ashtu u paraqit në konferencë për media, ku foli për disa tema.
Ai po ashtu u pyet edhe për futbollistin Brajn Gruda, ku e përsëriti edhe njëherë se nëse nuk ftohet nga Gjermania, do të jetë pjesë e Shqipërisë.
”Mesa di, kemi kohë që e kemi kontaktuar. Ka 3-4 vjet që Drejtoria Teknike ka pasur kontakte të vazhdueshme. E kam thënë dhe herë të tjera që, nëse nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë, opsioni i parë do të jetë Shqipëria. Është një lojtar me shumë potencial, përsa i përket cilësive që ai ka. Ka cilësi që nuk është se i kanë shumë te ekipi ynë Kombëtar, sidomos me skemën që luan Silvinjo, 4-3-3 ose 4-2-3-1, është shumë i përshtatshëm. Por me një skemë siç luan Kombëtarja U-21, do ta kishim të vështirë se ku mund të bënte pjesë, sepse luajmë pa një sulmues anësor.”, ka deklaruar Alban Bushi.