• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bushi pyetet nga lajmi.net se a po dobësohet Kosova nga Shqipëria për “rekrutimin” e lojtarëve, ai ëndërron një Kombëtare të përbashkët

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi në një intervistë për lajmi.net ka folur për debatet e fundit që janë krijuar mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket shkuarjes së futbollistëve nga Kosova te Shqipëria.

Bushi ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një Komb dhe se lojtarët nuk gabojnë nëse e zgjedhin si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën.

“Unë mendoj që është mirë që futbollistët të kenë dy zgjedhe. Mendoj se çdo shqiptar ka të drejt të luajë për Shqipërinë apo Kosovën, është kjo çështje, mentaliteti, besimi, çështje ndjenje. Ne kemi shumë lojtarë nga Kosova te Shqipëria U21 dhe gjithmonë them që jemi një Komb dhe nuk ka kurrfarë dashakeqësie. Do të ishte diçka e keqe të themi nëse ata do të zgjidhnin një përfaqësuese tjetër, por gjithsecili vendos për vete”, ka thënë Alban Bushi për lajmi.net.

Së fundmi nga Kosova te Shqipëria kanë kaluar tre futbollistë jashtëzakonisht cilësor.

Në pyetjen se a po mendoni se e dëmtoni Kosovën duke i rekrutuar lojtarë si Adrion Pajaziti, Medon Berishen apo Arlind Rexhepin, Bushi deklaroi:

“Shumë lojtarë kanë ardhur te Shqipëria nga Kosova, por edhe ne kemi shumë futbollistë cilësor. Shqipëria është e madhe dhe të dyja Kombëtaret duhet të jenë në një nivel të mirë. Ne bëjmë tifo si për Kosovën ashtu edhe Shqipërinë. Të dyja kombëtaret jemi në nivel shumë të lartë prandaj nuk besoj që i bëjmë dëme njëra-tjetrës. E mira do të ishte që ta kemi një Kombëtare, shpresojmë në të ardhmen”.

Bushi me Shqipërinë U21 në fushatën kualifikuese për “Euro 2025” ka arritur suksese të jashtëzakonshme në fushatën e fundit eliminatore.

Në katër ndeshjet e para, Shqipëria U21 arritur tre fitore dhe një humbje. /Lajmi.net/

Intervistën e plotë të Alban Bushit mund ta shikoni më poshtë

Next Post

Deliallisi sfidon Laçin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.