Mesfushori Sergio Busquets është gati të tërhiqet nga futbolli aktiv, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle.
Bëhet e ditur se Busquets, së shpejti do të njoftojë për tërheqjen e tij, e cila do të ndodhë në fund të këtij viti, kur edhe përfundon sezoni në MLS.
37-vjeçari që ka një karrierë të bujshme është pjesë e ekipit amerikan, Inter Miami kurse tashmë ka njoftuar të gjithë të afërmit për vendimin e tij, që do ta bëjë zyrtar.
Busquets ka pasur një karrierë legjendare, e cila filloi në vitin 2008 te Barcelona dhe kulmoi me 32 trofe të fituar, përfshirë nëntë herë La Ligën dhe tri herë Championsin.
Me 722 ndeshje të luajtura, Busquets është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje te Barça, ndërsa me Spanjën që është shpallur kampion bote dhe Evrope ka 143 paraqitje.
Ai në vitin 2023 u transferua tek Inter Miami, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti.