Nga Soule te Huijsen, nga Iling te Kean duke kaluar edhe te Barbieri. Në këtë mënyrë, më shumë se 150 milionë euro mund të hyjnë në kasafortën e Juves.
Për klubin bardhezi është vera e parë reale në të cilën ekziston mundësia për të kapitalizuar punën e bërë në vitet e fundit me të rinjtë duke realizuar disa transferta të dobishme për qëllime të buxhetit. Shumë më pas do të ishte e dobishme për t’u ri investuar në merkato. Huijsen është pa dyshim më i kërkuari e për pasojë ai që duhet të sjellë të paktën 30 mln euro.
Në të njëjta shifra edhe Soule pas sezonit pozitiv me Frozinonen. Mireti pëlqehet nga trajneri Mota, por nëse dikush vjen me 20 milionë euro, atëherë edhe mesfushori mund të shitet. Iling dhe Barreneça janë gjithashtu një thesar merkatoje që mund të sjellin përfitime deri në 25 milionë euro të cilave do t’i shtoheshin edhe pesë të tjera nga një largim i Nonges e po aq nga ato të Fakundo Gonzalesit dhe Barbierit .
Në këtë bilanc do të peshonin jo pak edhe 15 milionë eurot që Fiorentina po mendon të ofrojë për Kenin. Kavilja dhe Muharemoviç kanë gjithashtu simpatizantët e tyre, ndërkohë që “Zonja e vjetër” i ka me aq sy të mirë sa do t’i largonte për shifra mbi 5 milionë euro. Perspektiva e Luis Hasës është ajo e një lojtari që mund të përfundojë lehtësisht në Serie A në një kohë të shkurtër. Skadimi i kontratës, megjithatë, kërkon që Juventusi të përshpejtojë kohën e transferimit, por qasje konkrete për djaloshin me origjinë shqiptare kanë pasur vetëm Frozinone dhe Palermo të Serisë B.
PANORAMASPORT.AL