Monday, 23. March 2026
Sport

Buzëqesh Gattuso, Bastoni drejt rikuperimit të plotë

GS 23/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lajm i mirë për trajnerin e Italisë, Ivan Gennaro Gattuso përpara gjysmëfinales së Play Off-it kundër Irlandës së Veriut.

Pas largimit të Federico Chiesa-s dhe gjendjes së Gianluca Scamacca-s, shenja inkurajuese po vijnë nga Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi i Interit është stërvitur ditën e sotme në Coverciano: kavilja dhemb më pak dhe dhimbja konsiderohet e menaxhueshme. Kjo situatë ende nuk garanton një vend titullar në ndeshjen e Bergamos, por ofron një shkëndijë shprese.

Teilen: